TETORI ROZË, MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Ngase gjithkund në botë shënohet tetori rozë, gjegjësisht muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, Komuna e Tuzit organizon një sërë ngjarjesh me rastin e këtij muaji. Në mes tjerash, për herë të parë organizon Panairin e ushqimit, në të cilin specialitetet e veta do t’i ekspozojnë dhe do t’i shesin zyrtaret e organeve të Komunës së Tuzit, ndërsa të hollat nga prodhimet e shitura do t’i bëhen donacion klinikës private Diagnostica në Tuz, në mënyrë që të sigurohen kupon falas për ultrazë të gjirit, që u destinohen grave në gjendjen e ndihmës sociale, grave nga zonat rurale si dhe grave rome. Pjesë e këtij aktiviteti i cili do të mbahet të premten, më 14 tetor, me fillim në orën 10 në qendër të Tuzit, do të jenë edhe figura publike. Në rast të kohës së dobët, Panairi do të mbahet në QKI “Malësia“.

SHARE