NGA MESNATA, ÇMIMET E DERIVATEVE MË SHTRENJTË TRE DERI NË GJASHTË CENT

Nga mesnata, të gjitha llojet e karburantit do të jenë tre deri në gjashtë cent më të shtrenjta në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.Çmimet e Eurodizelit dhe vajit për ngrohje do të jenë më të shtrenjta për gjashtë cent, kështu që Eurodizel do të kushtojë 1 euro e 3 cent ndërsa vaji për ngrohje 1 euro e 27 cent. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë përkatësisht më të shtrenjta katër dhe tre cent, dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1 euro e 43 cent dhe 1 euro e 46 cent. Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet më 25 tetor, dhe çdo vlerë e ndryshuar e produkteve të naftës do të jetë e vlefshme nga 26 tetori.

SHARE