COVID 19: 235 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA

Në Mal të Zi, gjashtë persona vdiqën nga pasojat e lidhura me infeksionin SARS-CoV-2. Gjithsej 235 raste të reja pozitive të infeksionit u diagnostikuan dje, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,992. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 343 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 5,326, 56 në komunën e Tuzit.

SHARE