ZJARRE MASIVE NË MBARË EUROPËN

Flakë të tilla masive janë përhapur këto ditë thuajse në të gjithë Spanjën, ashtu si në vende të tjerë të Europës jugore.

Pamjet janë filmuar në Karusedo, në rajonin veriperëndimor të Kastijas dhe Leonit, aty ku zjarret e mëdhenj, kërcënojnë zonat e banuara, që në rastin e kësaj qyteze mbrohen si trashëgimi botërore.

Zjarret e shumtë kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 1 mijë e 400 banorë në gjithë rajonin, ndërsa erërat e fuqishme, temperaturat e larta dhe thatësira punojnë në dëm të zjarrfikësve që ende nuk i kanë vënë flakët nën kontroll. Navarra është një tjetër rajon verior i Spanjës që po përballet me disa vatra zjarresh të mëdhenj, këto ditë.

Në Itali, mes dhjetëra vatrave në gjithë vendin, më e madhja e momentit është ajo e parkut kombëtar në malin Vezuvit në jug, ku flakët kanë shkrumbuar mbi 500 hektarë dhe ekipet e emergjencës nuk po e venë dot nën kontroll prej 3 ditësh.

Ndërsa në Francë, zjarri i madh në provincën jugore Ode, i konsideruar si më i madhe në më shumë se 7 dekada e që dogji një sipërfaqe më të madhe se Parisi, është vënë nën kontroll, por për shkakt të të nxehtit ekstrem, autoritetet paralajmërojnë riaktivizimin.

SHARE