FILLON SHPËRNDARJA E LIBRAVE FALAS PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

Foto: Ilustrim

Në gusht, një nga shpenzimet kryesore për familjet në Mal të Zi është përgatitja e nxënësve për vitin e ri shkollor.

Distribuimi i tekstesh falas për shkollat fillore ka nisur sot dhe do të zgjasë deri në fund të muajit, në tri faza sipas klasave:

Java e dytë e gushtit: klasat 1–3

Java e tretë: klasat 4–6

Java e fundit: klasat 7–9

Çmimet e teksteve për shkollat e mesme mbeten të njëjta si vitet e kaluara – për shembull, për klasën e parë të gjimnazit kushtojnë 106,90 euro.

Prindërit shprehin shqetësim për shpenzimet shtesë përveç librave, duhet të blejnë fletore, materiale mësimore, rroba, këpucë dhe çanta (që mund të kushtojnë deri në 90 euro).

Sipas disa prindërve, përgatitja e një fëmije mund të shkojë deri në 500–600 euro.

Enti për tekste shkollore ka bashkëpunim me disa sindikata, duke ofruar mundësinë e pagesës me këste për libra dhe mjete shkollore.

SHARE