Supa është një ushqim ideal për të gjitha stinët.
Në AgroWeb.org keni gjetur receta të ndryshme për supa të shijshme që mund të konsumohen në drekë ose në darkë, duke ju lejuar të merrni pak kalori por shumë ushqyes dhe vitamina.
Nëse ju pëlqejnë supat, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë edhe kjo recetë.
Supa në këtë recetë të AgroWeb.org përmban disa prej produkteve më të shëndetshme për ju dhe është e përshtatshme edhe për ata që i janë nënshtruar një regjimi të rreptë ushqimor.
Supa e Domates në Kushtet e Shtëpisë
Përbërësit
- 500 gramë domate të freskëta
- Vaj ulliri
- 1 karrotë
- 2 speca të gjelbër
- 2 thelpinj hudhra të grira hollë
- 2 qepë mesatare të grira
- Borzilok të freskët
- Pak spec djegës
- kripë
- 1 litër lëng pule me pak kripë
Udhëzimet
Ndizeni furrën në 200 gradë.
Ndajini domatet në gjysmë dhe vendosini mbi një letër pjekjeje. Hidhni sipër tyre një lugë me vaj ulliri.
Palosini cepat e shtresës së letrës së pjekjes që të shmangni derdhjen e lëngjeve dhe futeni në furrë për 20 minuta.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të kaurdisni karrotat dhe specat një një tigan të vogël me vaj ulliri. Kaurdisini deri sa të zbuten ose për 10-15 minuta.
Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë hollë. Uleni temperaturën dhe vazhdoni kaurdisjen edhe për 4 minuta të tjera.
Hiqini domatet nga furra dhe lërini të ftohen për 15 minuta. Qërojini dhe hidhini lëkurat. Nëse dëshironi mund t’i kaloni domatet në rende që të hiqni farat.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni të gjithë përbërësit në një mikser, përveç lëngut të pulës dhe përziejini deri sa të marrin formën e puresë.
Përzijeni atë me lëngun e pulës dhe ziejini së bashku për 15-20 minuta. Mue pas spërkateni me borzilok të grirë hollë, spec djegës apo me erëza të tjera sipas preferencës.
Shoqërohet me bukë të thekur apo byrekë shtëpie, sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura gjithashtu./AgroWeb.org