Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga meshkujt tek femrat.
Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.
Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.
Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.
Përse Gratë Kanë Nevojë Për Më Shumë Gjumë Se Burrat
Truri i Grave ‘Funksionon’ Ndryshe
Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.
Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.
Gratë Flenë Më Pak Gjatë Ciklit Menstrual
33 përqind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual.
Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.
Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.
Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.
Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.
Mungesa E Gjumit Ndikon Në Kujtesën E Grave
Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.
Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.
Gratë E Bëjnë Gjumin Më Të Shqetësuar
Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.
Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër.
Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.
Dita E Një Gruaje Është Shumë E Ngjeshur
Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.
Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë.
Si Mund Të Flini Më Shumë Gjumë
Lexueset e AgroWeb.org u rekomandohet të:
- Dremisin gjatë ditës kurdo që u krijohet mundësia
- Shmangin pijet me kafeinë dhe alkolin pasdite
- Të mbajnë dhomën e gjumit në errësirë dhe të freskët
- Të mos përdorin telefonin ose shohin tv të paktën 30 minuta përpara gjumit
- Të flenë më herët.
Përpiquni ta kujtoni këtë artikull të paktën 30 minuta përpara fjetjes. Gjumë të ëmbël!/AgroWeb.org