HEQJA E NDALESËS SË MALLRAVE SERBE, ME HEQJEN E MASAVE TË BE-së

Anulimin e vendimit për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, Prishtina zyrtare e lidh me heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashic, pohon se zhbllokimin e mallrave serbe, kryeministrit Albin Kurt ia kanë kërkuar përveç tij edhe “disa diplomatë ndërkombëtarë”. Sipas Rashiçit, përgjigja e Kurtit ishte se si kryeministër, dëshiron shtensionimin e plotë, por “edhe Bashkimi Europian duhet të tregojë njëfarë mirëkuptimi”.

Është një nga hapat e parë që do të ndjekim. A do të përfshihet së bashku në një paketë, heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, këtë nuk mund ta them tani, por është sigurisht gjëja e parë që do të jetë në axhendën tone.“- tha Nenad Rashiç për Rel.

Ministri nuk specifikoi ndonjë afat të saktë kohor për marrjen e këtyre vendimeve. Qeveria e Kosovës ndali në 14 qershor hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye “sigurie”. Kjo lëvizje erdhi si përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, të cilët më vonë u lanë të lirë. Ndërkohë, lejohet hyrja e kamionëve me targa të Serbisë, por qarkullimi i mallrave serbe, jo.

Dy muaj më vonë, një nga rezultatet e këtij vendimi është se pothuajse nuk ka më produkte nga Serbia në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Banorët e Mitrovicës së Veriut dhe disa nga biznesmenët lokalë rrëfeyn se  për shkak të kësaj situate, i zëvendësuan produktet serbe “kundër vullnetit të tyre” me ato nga vendet e rajonit.

SHARE