Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i ka dërguar sot kërkesë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare për mbylljen e portalit IN4S.
„Ju njoftojmë se sot i kam dërguar një kërkesë Agjencionit për Komunikim Elektronik dhe Shërbime Postare me qëllim të mbylljes së portalit IN4S. Kemi kërkuar nga Agjencioni që të urdhërojë të gjithë operatorët e komunikimeve elektronike që të bllokojnë plotësisht IN4S, në mënyrë që të mos ketë qasje fare në Mal të Zi,“ shkruan Gjeloshaj.
Siç ka thënë Gjeloshaj në një postim në Facebook, ata i kanë bërë thirrje që të mbylli faqen e tyre në këtë rrjet për nxitje të urrejtjes etnike, shovinizmit dhe targetimit të vazhdueshëm vulgar të popujve pakicë.