ABAZOVIQ: TË GJITHË ATA QË MARRIN PJESË NË SHUARJEN E ZJARRIT DO TË SHPËRBLEHEN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha gjatë vizitës së zjarrfikësve të Kotorrit në lokacionin „Drazhin vrt“ se kushdo që merr pjesë në shuarjen e zjarrit do të shpërblehet nga shteti. Së bashku me ministrin e Brendshëm, Filip Axhiq, ministrin e Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, dhe drejtorin e Drejtorisë për Situata Emergjente, Miodrag Beshoviq, vizitoi zjarrfikësit e Kotorrit në lokacionin Drazhin vrt, ku një zjarr i madh kërcënoi shtëpitë e afërta mbrëmjen e së mërkurës. “Përgëzojmë shërbimet vendore të mbrojtjes dhe shpëtimit, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Ushtrisë dhe shoqatave vullnetare tregojnë përkushtim të madh, profesionalizëm dhe patriotizëm, duke mbrojtur shtëpitë dhe natyrën nga elementët e zjarrit. Të gjithë ata që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit do të shpërblehen nga shteti”, tha kryeministri Abazoviq. Kryetari i Komunës së Kotorrit, Vlladimir Jokiq, bashkë me nënkryetarët e komunës, mirëpriti kryeministrin Abazoviq, para përfaqësuesve të Qeverisë ka shpjeguar gjithçka për betejën shumëditore me zjarrin të udhëhequr nga zjarrfikësit e Kotorrit. Ai ka shfrytëzuar rastin të falënderojë punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit për përpjekjet e shumta që kanë bërë për të shuar sa më parë zjarret dhe për të shpëtuar qytetarët dhe shtëpijat e tyre. “Të gjitha resurset e Komunës së Kotorrit janë në dispozicion për ta zgjidhur këtë problem aktualisht më të madh në qytetin tonë”, tha Jokiq.

SHARE