Popullsia totale e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ka arritur në 450.4 milionë banorë që nga 1 janari i vitit 2025, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, popullsia e BE-së u rrit me 1.07 milionë banorë nga viti i kaluar dhe kjo ishte një rritje për katër vjet rresht pas një rënie në vitin 2021 për shkak të efekteve nga COVID-19.
Popullsia e vendeve të BE-së arriti në 449.3 milionë në fillim të vitit 2024.
Sipas vlerësimeve dhe të dhënave paraprake, Gjermania është vendi anëtar më i populluar në vitin 2025 me 83.6 milionë banorë, e ndjekur nga Franca me 68.6 milionë, Italia me 58.9 milionë, Spanja me 49.1 milionë, Polonia me 36.5 milionë, Rumania me 19 milionë, Holanda me 18 milionë dhe Belgjika me 11.9 milionë banorë.
Nga ana tjetër, vendet me popullsinë më të vogël në BE janë Malta me 574 mijë banorë dhe Luksemburgu me 681 mijë. “Rritja e popullsisë së vëzhguar mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve migratore pas COVID-19”, tha Eurostat.
Që nga viti 2012, tha Zyra statistikore e bllokut, ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje sesa lindje) në popullsinë e BE-së është tejkaluar në numër nga migrimi neto pozitiv.