Foto: Press
Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton tregtarët që gjatë Ditës së Pavarësisë, më 13, 14 dhe 15 korrik 2025, tregtia me shumicë dhe pakicë është e ndaluar.
Sipas Ligjit për Tregtinë e Brendshme (neni 35a, paragrafi 1), tregtia me shumicë dhe pakicë nuk lejohet të ushtrohet të dielave dhe ditëve të festave shtetërore. Përjashtim bëjnë disa vende dhe lloje dyqanesh, si:
- farmacitë,
- dyqanet ose kioskat specializuar për bukë, produkte pjekjeje, lule, suvenire, shtyp, pajisje për mbrojtjen e bimëve, pajisje funerale,
- stacionet e karburantit dhe dyqanet brenda tyre,
- tregjet dhe kioskat jashtë tregjeve,
- dyqanet dhe kioskat brenda stacioneve autobusore, hekurudhore, aeroporteve dhe porteve,
- kioskat nëpër festivale, panaire dhe ngjarje kulturore,
- depo për tregtinë me shumicë.
Ministria ka njoftuar se inspektorët tregtarë do të ushtrojnë kontrolle në këto ditë dhe do të marrin masa ligjore ndaj atyre që nuk respektojnë ndalimin.
Qytetarët mund të raportojnë shkeljet në numrat e kontaktit të inspektorëve të tregut.