Foto: Standard
Me rastin e 13 korrikut – Ditës së Pavarësisë, Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social njoftoi se ditë pushimi do të jenë më 13, 14 dhe 15 korrik.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, pasi dita e parë e festës bie të dielën, ditë pushimi për 13 korrikun – Ditën e Pavarësisë do të jenë e diela, 13 korrik, e hëna, 14 korrik, dhe e marta, 15 korrik.
“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara që gjatë ditëve të festave të sigurojnë kryerjen e detyrave që ndalimi i tyre mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin,” theksohet në njoftim.