VAPA E PADURUESHME DO TË ZGJASË DERI MË 20 KORRIK

Mercury thermometer marking 39 degrees Celsius 100 Fahrenheit in a sunny day. Summer heat shown on mercury thermometer against the blue sky. Sunlight with sun flares.

Vapa e verës në Mal të Zi do të zgjasë deri më 20 korrik, ndaj nuk duhet të shpresoni për mot freskues për gati një javë të plotë.

Nga ana tjetër, në Mal të Zi ka të gjitha shanset që të mos ketë kriter meteorologjik për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe pse rrjetet sociale janë vërshuar me foto dhe video se temperatura dje ka arritur mbi 45 gradë.

Meteorologu Nedelko Todoroviq ka deklaruar se vetëm në veri të Malit të Zi, në rajonet malore, mund të ketë rrebeshe, me gjasë gjatë festave të 13 dhe 14 korrikut.

“Gjithsesi do të ketë temperatura ekstreme. Vapa do të zgjasë në të gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe territorin e Malit të Zi”, tha Todoroviq.
Siç ka paralajmëruar ai, më 22 korrik vapa do të reduktohet, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Ai këshillon qytetarët që të mos qëndrojnë në terren me diell dhe të mos kalojnë shumë kohë në diell.

“Në hije le të jetë 35 gradë, por nuk është aq presion në trup sa kur është në diell. Unë këshilloj ftohjen e trupit duke bërë dush disa herë në ditë, duke qëndruar buzë lumit apo detit. Nuk ka asgjë më të zgjuar se kaq. Dhe mos i mbani kondicionerët ndezur gjithë natën, por flini në heshtje dhe qetësi”, tha Todoroviq.

SHARE