PËRFSHIHET NË FLAKË KATEDRALJA E FAMSHME NË FRANCË

Një nga katedralet më të bukura të Francës është përfshirë nga zjarri. Lajmin për incidentin në katedralen gotike të qytetit francez të Rouen në Normandi e bëri të ditur vetë kryebashkiaku ndërsa nuk dha shkaqet e kësaj ngjarje.

Ndërtesa u pikturua disa herë nga piktori shumë i njohur Claude Monet në shekullin e 19-të.

Të gjithë personat në katedrale janë evakuuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës që kanë vendosur rreth ndërtesës një kordon sigurie.

Imazhet e kapura nga mediat franceze tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej nga maja e ndërtesës dhe njerëzit në rrugë shikonin të tmerruar.

Kjo skenë shumë francezëve u kujto zjarrin shkatërrues që përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris në vitin 2019.

SHARE