Në qershor 2024, amvisëritë kanë konsumuar 109,547,100 kWh (kilovat-orë) energji elektrike, që është 14,12 për qind më shumë krahasuar me konsumin në muajin maj, dhe krahasuar me qershorin 2023, konsumi është 11,64 për qind më i lartë.
“Fatura mesatare e qershorit për energjinë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 30.59 euro.
“Amvisritë në Zhablak kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në vlerë prej 18.64 euro, ndërsa konsumin mesatar më të lartë të muajit paraprak e kanë shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 39.34 euro energji elektrike”, njofton EEMZ.
Ata shtojnë se 66,1 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, 18 për qind e konsumatorëve nga 30 në 50 euro, 12,8 për qind e konsumatorëve nga 50 në 100 euro, ndërsa konsumi mbi 100 euro është lexuar nga 3,1 për qind e konsumatorëve.
Numri i konsumatorëve që kanë marrë zbritje është 202,195 ose 51.21 për qind e familjeve në Mal të Zi.