3 Receta Verore Sanduiçësh për një Shije të Pakrahasueshme

Të përkryera për një piknik, për mëngjes apo një darkë të thjeshtë.

Ju nuk do mund të gaboni kurrë me këto receta verore sanduiçësh të pasur në shije dhe të thjeshtë në përgatitje.

Njihuni më poshtë me recetat që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe provoni t’i përgatisni edhe vetë.

Sanduiç Me Ton

Përbërësit

  • 2 kuti me ton
  • ½ filxhan majonezë
  • 2 kërcenj selinoje, të prera imët
  • 2 qepë, të prera hollë
  • 1 lgj lëng limoni të freskët
  • ¾ lç mustardë
  • 2 lgj kastraveca turshi, të grirë imët
  • 3 lgj majdanoz të grirë hollë
  • Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Kullojeni ujin e tonit në një sitë me rrjetë të imët. Përdorni një letër kuzhine për të larguar ujin e tepërt.

Transferoni tonin në një tas. Shtoni përbërësit e mbetur dhe përziejini derisa të kombinohen. Kështu do të keni gati mbushjen për sanduiçin tuaj me ton.

Sanduiç Me Vezë Të Ziera

Përbërësit

  • 6 vezë
  • ¼ filxhan majonezë
  • 2 lçaji mustardë
  • 1½ lç lëng limoni të freskët
  •  Kripë dhe piper i zi për shije
  • ½ lç sheqer
  • ¼ filxhan selino të prerë hollë
  • 3 lgj qepë të prera hollë
  • 1 lgj me gjethe majdanozi të grira hollë

Përgatitja

Fillimisht zieni vezët, lërini ato të ftohen dhe më pas qërojini.

Pas kësaj pritini vezët në copa të vogla.

Në një tas mesatar, përzieni majonezën, mustardën, lëngun e limonit, kripën, piperin dhe sheqerin.

Shtoni vezët e copëtuara, selinon, qepën dhe majdanozin, duke i përzier mirë e mirë. Përdorni erëza sipas shijes.

Me këtë përzierje mbushni bukët për sanduiç dhe në fund shijojini ato.recommended byKOSSALINRadite ovo pre odlaska u krevet da vratite opalu kosuSAZNAJ VIŠE

Sanduic I Pjekur Në Furrë

Për salcën

  • 4 lgj gjalpë i shkrirë, pa kripë
  • 1 lgj mustardë
  • 1½ lgj fara chia
  • ½ lç pluhur hudhre ose 2 thelpinj të grira imët
  • ¼ lç kripë

Për mbushjen

  • 2 lgj mustardë
  • Disa feta djathë pice dhe proshutë

Përgatitja

Ngrohni fillimisht furrën në 170°C.

Në një tas të vogël, përzieni të gjithë përbërësit për salcën dhe në fund lëreni tasin mënjanë.

Tani ndani në gjysmë simitet dhe lyejini më mustardë nga të dyja anët. Vendosni në mes fetat e djathit dhe proshutën.

Mbyllini dhe vendosini në një tavë pjekjeje. Hidhni në mënyrë të barabartë salcën me gjalpë sipër tyre, duke e lënë të pikojë nga anët.

Piqni për 22-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë dhe të jenë thekur.

Lërini të ftohen për 15-20 minuta dhe më pas mund t’i konsumoni./AgroWeb.org

SHARE