Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social „Facebook“ njofti se se Komuna e Tuzit ka siguruar 2800 bileta falas për ndeshjen mes KF ,,Deçiq” dhe KF ,,Dinamo Minsk”, e cila do të luhet të enjten, më 14.07.2022. Gjeloshaj shkruan se mbi orarin, vendin dhe mënyrën e ndarjes opinioni do të informohet në njoftimin e radhës.