DUKAJ, GJEKA DHE GJELOSHAJ PËRKUJTOJNË VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË SREBRENICË

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, si dhe ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, përkujtuan viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, mori pjesë në përkujtimin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë dhe funeralin e 48 viktimave të identifikuara nga korriku i vitit 1995. Ministri Dukaj ishte pjesë e delegacionit malazez të kryesuar nga kryeministri Dr. Dritan Abazoviq. Dukaj pohon: “Ta respektojmë diversitetin, sepse nuk është vetëm detyrë morale, por domosdoshmëri politike dhe ligjore”. 27 vjet më vonë, imazhi i Srebrenicës më 11 korrik 1995 vazhdon ti bëjë thirrje ndërgjegjës, tha ministri i të Dejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, me rastin e Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Gjeka theksoi se është detyrë dhe detyrim moral për të trajnuar brezat e ardhshëm për të luftuar kundër çdo forme të radikalizmit dhe intolerancës, dhe në radhë të parë kundër nacionalizmit dhe përhapjes së intolerancës dhe urrejtjes fetare. Ministri Gjeka tha se historia mund të na mësojë, nëse duam të mësojmë dhe të mos lejojmë kurrë të përsëriten të këqijat e luftës, që njerëzit e pafajshëm të vuajnë, që njerëzimi dhe humanizmi të mbyllin sytë. Po ashtu, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në Facebook, përkujtoi viktimat duke thënë: „Të mos harrohet  Srebrenica“.

SHARE