Ka dështuar sërish, për herë të tridhjetë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Edhe këtë të mërkurë deputetët mblodhën shkurtimisht dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se tashmë deputetët kanë të drejtë që ta bojkotojnë Kuvendin.
Deputetët e Kosovës do të mblidhen sërish pas 48 orëve, të premten e 13 qershorit për konstituimin e Kuvendit.
Kandidatja e LVV për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, tha të hënën se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.