Mali i Zi mbështet plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (OKB) që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).
Nga ai dikaster kanë deklaruar në rrjetin social X se Mali i Zi është i përkushtuar për zgjidhjen me dy shtete dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit.
“Gjëja më e rëndësishme është të mbrohen civilët dhe të sigurohet një armëpushim i përhershëm”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) mbështeti të hënën propozimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe u bëri thirrje militantëve palestinezë të pranojnë marrëveshjen që synon t’i jap fund luftës tetë mujore.