Ministria e Financave mohoi pretendimet e Sindikatës së Arsimit se mësimdhënësve do t’u ulen pagat nga 20 deri në 30% dhe se do t’u hiqet shtesat.
“Në lidhje me deklaratat e Sindikatës së Arsimit se mësimdhënësve do të ulen pagat nga 20 deri në 30% dhe se do t’u hiqet shtesat – për të informuar objektivisht opinionin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dezinformatave, ju njoftojmë se miratimi i ligjit të ri nuk do të ndikojë në uljen e pagave”, thekson Ministria e Financave.
Departamenti që drejtohet nga Novica Vukoviq thekson se deklaratat e kryetarit të Sindikatës së Arsimit për heqjen e shtesave për punëtorët në arsim, e me këtë do të ketë ulje të pagave të tyre, janë të pasakta.
“Nuk bëhet fjalë për ulje të pagave nga 20 deri në 30%, pra për çfarëdo uljeje, sepse kjo Qeveri ka mbështetur rritjen e pagave të punonjësve në arsim që nga korriku i këtij viti dhe avokon në vazhdimësi për përmirësimin e standardeve dhe një status më të mirë social të kësaj kategorie të rëndësishme dhe të shumtë punonjësish në sektorin publik”, thekson Ministria e Financave.