SHQIPËRIA OFRON NJË MILION EURO NDIHMË PËR UKRAINËN

Shqipëria ka ofruar ndihmë për Ukrainën në shumën një milion euro, duke iu bashkuar vendeve të tjera që ndihmojnë shtetin e përfshirë në luftë me Rusinë.  Në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë të miratuar sot thuhet se është vendosur dhënia e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Qeverinë e Ukrainës, në shumën një milion euro. Kujtojmë se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, autoritetet e Shqipërisë dënuan ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas. Gjithashtu Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian (BE) kundër Rusisë, duke vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të ndryshme ruse, që përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji

SHARE