ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË JAVËN E PARË TË SHTATORIT?

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ka të ngjarë të mbahen në javën e parë të shtatorit, mëson “Pobjeda”.

Sipas burimeve të kësaj gazete nga koalicioni qeverisës thanë se është arritur konsensusi në koalicionin qeverisës për këtë termin si më të përshtatshmin, megjithëse edhe java e fundit e gushtit u përmend si opsion.

Burimet e “Pobjeda” tregojnë se e vetmja dilemë në koalicionin qeverisës është nësë PDS do të dalë vetëm ose në koalicion me SD.

Partia Boshnjake do të dalë vetëm, ndërsa partitë shqiptare sipas paralajmërimeve do të dalin të bashkuar.

SHARE