Këtë vit, shkollën fillore e kanë përfunduar 7,411 nxënës, ndërsa vende për regjistrim në shkollat e mesme kanë 9,361, nxënës gjejgësisht ka vende për të gjithë gjysmë maturantët.
Në çdo komunë, numri i vendeve të regjistrimit është individualisht më i lartë se numri i nxënësve që mbarojnë shkollën fillore në territorin e asaj komune.
“Në gjimnaze ka 2,408 vende, ndërsa në shkollat e mesme profesionale ka 6,953 vende dhe ato 4,685 vende në programet e nivelit të katërt dhe 2,268 vende, për programet e shkallës së tretë”, kumtuan nga Ministria e Arsimit.
Vendet e regjistrimit nëpër komuna të Malit të Zi, janë si vijon: Andrijevicë 84, Tivarë 616, Berane 616, Bijelo Pole 560, Budvë 308, Cetinë 196, Danillovgrad 140, Herceg Novi 336, Kollashin 112, Kotor 305, Mojkovcë 140, Nikshiq 1141, Plavë 196, Guci 28, Petnjicë 140, Plevlë 364, Plluzhinë 84, Podgoricë 2724, Tuz 140, Rozhajë 392, Shavnik 56, Tivat 235, Ulqin 364 dhe në Zhablak 84.