SHPËRTHIM I MADH NË MILANO

Një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpërtheu në qendër të Milanos dhe flakët përfshinë disa makina.

Sipas mediave të huaja, të paktën një person është raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në këtë incident për shkak të tymit që përfshiu vendin.

Policia lokale tha se furgoni dhe automjetet e tjera kishin marrë flakë, duke detyruar evakuimin e një çerdheje dhe ndërtesave të banimit në lagje.

Ndërkohë dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje raportuan një shpërthim të fortë rreth orës 11:45 të paradites me kohën lokale, ndërkohë që janë shfaqur pamje që tregojnë shtëllunga të larta tymi të zi dhe zjarrfikës në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë reaguar ndaj zjarrit, që thuhet se u përhap në automjete të tjera të parkuara dhe dogji fasadën e njërës prej ndërtesave, raportoi agjencia e lajmeve LaPresse.

Origjina e zjarrit është ende duke u hetuar, por kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala u tha gazetarëve në vendngjarje se policia po përjashtonte mundësinë e përfshirjes së terrorizmit ose veprimeve kriminale.

Është e paqartë nëse zjarri u shkaktua fillimisht nga furgoni që mbante bombola oksigjeni apo në një nga makinat e parkuara aty pranë që gjithashtu u përfshi nga flakët.

SHARE