Këtë vit do të jenë rreth 60 inspektorë apo edhe më shumë, kështu që jemi të gatshëm ta mirëpresim sezonin, tha Irena Radusinoviq nga Administrata për Çështje të Inspektimit.
Radusinoviq tha se në vitin paraprak janë regjistruar mbi 17.700 parregullsi dhe janë lëshuar mbi 13.200 urdhëra kundërvajtës, që do të thotë se janë shqiptuar rreth 5 milionë euro gjobë.
Inspektorja e Administratës së Sigurisë Ushqimore, Dragana Grbiq, tha se do të forcohet kontrolli i sigurisë ushqimore në objekte dhe se do të kontrollohet higjiena e procesit dhe kriteret mikrobiologjike për ushqimin me qëllim të ushqimit të sigurt për të gjithë përdoruesit e atyre objekteve.
Në periudhën e ardhshme fokusi është, siç tregon ajo, ushqimi i sigurt, regjimet e temperaturës, pritja dhe trajnimi i punonjësve.
Sipas Grbiqit, dënimet janë të ndryshme për ata që nuk punojnë siç duhet.
“Kur të rritet sezoni dhe të ketë një fluks të madh të mysafirëve, do të duhet të ndalojmë dikë që të punojë”, tha Grbiq.