GJATË MUAJIT QERSHOR DO TË KRYHEN TESTIME, NË KORRIK HAPJA E TELEFERIKUT KOTOR-LOVQEN

Kryeministri Dritan Abazoviq njoftoi me kompaninë Martin Leitner, e cila po ndërton teleferikun Kotor-Lovqen, se është rënë dakord që objekti të hapet zyrtarisht më 13 korrik të këtij viti.

“Gjatë qershorit do të kemi provë, ndërsa ceremonia e hapjes do të lidhet me festën tonë kombëtare”, tha Abazoviq në seancën e Qeverisë.

Gurthemeli për teleferikun u vendos vitin e kaluar, në Ditën e Shtetit të Malit të Zi.

Teleferiku do të jetë 3.918 metra i gjatë, me një kapacitet prej 1.000 pasagjerësh në orë dhe 40 gondola, ndërsa koha e udhëtimit do të jetë 11 minuta. Pika e fillimit është planifikuar në Kotorr, ndërsa pika e fundit në Lovqen.

SHARE