RUSËT TËRHIQEN NGA KHARKIV, SHBA: DO PËRDORIN ARMË BËRTHAMORE

Rusia shënon të tjera humbje në terren; zyrtarët ukrainas thonë se kanë rimarrë disa fshatra pranë një qyteti të rëndësishëm në veri të Ukrainës, Kharkiv, duke i shtyrë trupat e Moskës mbrapsht drejt kufirit.Një zëdhënës i ushtrisë së Kievit tha se në duart e saj janë tashmë rajonet  Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske. Analistë të ndryshëm ushtarakë pohojnë se fushata e ukrainasve në veri po dëshmohet në sukses dhe forcat ruse, po zmbrapsen edhe atje. Think Tank-u me seli në SHBA, The Institute of War, thotë trupat ruse tani janë gjenden vetëm 10 km larg kufirit. Ky zhvillim vjen në kohën kur zbulimi amerikan paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë. Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar, Avril Haines paralajmëroi gjithashtu se nëse Putin ndjen që po e humbet luftën, dhe e sheh këtë gjë si kërcënim ekzistencial ndaj regjimit të tij, mund edhe ta mendojë përdorimin e një arme bërthamore.

SHARE