COVID 19 NË MAL TË ZI: 61 RASTE, 1 VIKTIMË

Në Mal të Zi, një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infeksionit me koronavirus dhe 61 janë infektuar rishtazi, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizën të martën dhe dorëzuan rezultatet për 911 mostra. Siç është publikuar në llogarinë e ISHP-së në Twitter, në 24 orët e fundit është raportuar shërimi i 81 pacientëve, ndërsa numri i rasteve aktive është 588.

SHARE