SHFUQIZOHET TRAFIKU NDËRQYTETAS DHE ORA POLICORE

Për shkak të trendit të favorshëm të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, masat e reja të liberalizuara do të vlejnë nga e mërkura, 12 maj, deri të enjten, 20 maj, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas masave të reja, ndalimi i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavës dhe ora policore do të shfuqizohen, nga nesër. “Në të gjithë territorin e Malit të Zi, ndalimi i lëvizjes, i cili ishte i vlefshëm nga mesnata deri në ora 5 të mëngjesit dhe ndalimi i trafikut ndërqytetas, i cili ishte në fuqi gjatë fundjavave, hiqen plotësisht,” thuhet në deklaratë. Muzika live në terracat e objekteve hotelierike shtyhet për një orë dhe lejohet nga ora 19.00 deri në orën 22.00. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve që kanë treguar një vetëdije për t’u patur zili për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit publik që të vazhdojnë të respektojnë masat e epidemiologjike që janë në fuqi, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha inspektimeve për të kryer kontrolle edhe më me kujdes”, theksuan nga Ministria. Ata vërejnë se, në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ndalimi i trafikut ndërqytetas dhe ora policore do të azhurnohen përsëri.

SHARE