LEJOHEN RITET FETARE DHE TRAFIKU BRENDA RAJONIT

Nga sot, ritet fetare do të mundësohen në Mal të Zi në përputhje me masat e përcaktuara, si dhe trafikun brenda rajonit, ndërsa ndalimi i tubimeve mbetet në fuqi.

Në një ndërtesë fetare mund të ketë vetëm një person në dhjetë metra katrorë, dhe para ndërtesës maksimumi 20 persona, ndërsa vazhdon respektimi i distancës minimale prej dy metrash.

Informacioni për numrin maksimal të njerëzve duhet të shfaqet në hyrje të ndërtesës fetare, dhe të gjithë përveç priftit duhet të vejnë maska.

Dezinfektimi i duarve është i detyrueshëm në hyrje dhe dalje të objektit fetar.

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive theksoi se ndalimi i tubimeve mbetet në fuqi.

Nga sot do të mundësohet trafiku me automjete personale dhe transporti publik i udhëtarëve brenda rajonit në Mal të Zi.

Nga sot, trafiku i brendshëm detar është plotësisht i hapur.

SHARE