SPAJIQ PËRSHËNDETI MARRËVESHJEN E BE-EBA: MALI I ZI ËSHTË PARTNER I AKTORËVE MË ME NDIKIM GLOBAL

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, përshëndeti nismën për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare dhe ekonomike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Siç njoftoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, synimet janë forcimi i marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe, liberalizimi i tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe një numër më i madh i investimeve, që sipas kryeministrit Spajiq, është konfirmim i korrektësisë së synimeve të Qeverisë për të forcuar marrëdhëniet me aktorët më me ndikim global.  

„Ne mirëpresim nismën për të krijuar një marrëveshje të re tregtare dhe ekonomike BE-EBA të nisur nga Presidenti Mohamed bin Zayed dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,“ shkruan Spajiq në rrjetin X dhe shton:

Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, Mali i Zi ka treguar se është një partner i besueshëm dhe i aktorëve më me ndikim global. Tani na takon ne të realizojmë projekte të mëdha dhe t’i japim Malit të Zi të ardhmen që meriton!  

SHARE