DUKAJ: DIPLOMACIA DIGJITALE DHE KIBERNETIKE ËSHTË THELBI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Foto: Marash Dukaj/Facebook/

Sot, diplomacia digjitale dhe kibernetike nuk janë vetëm fusha të reja të marrëdhënieve ndërkombëtare, por thelbi i tyre, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në Forumin Diplomatik të Antalia (ADF).

Dukaj tha se është veçanërisht i lumtur që është ministri i parë i administratës publike nga Mali i Zi i cili personalisht ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një tubim kaq të madh me rëndësi për sigurinë kibernetike, digjitalizimin dhe diplomacinë e mbarë botës.

“Diplomacia digjitale dhe kibernetike sot nuk janë vetëm fusha të reja të marrëdhënieve ndërkombëtare – ato janë thelbi i tyre. Bota në të cilën jetojmë po bëhet gjithnjë e më e lidhur, por edhe gjithnjë e më e cenueshme”, theksoi Dukaj.

Siç njofton Ministria e Administratës Publike, Dukaj po merr pjesë në ADF me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ministria theksoi se qëllimi i reformës në administratën publike është një administratë shtetërore që të jetë shërbim transparent dhe efikas për qytetarët, që është edhe një nga parakushtet për mirëfunksionimin e diplomacisë.

SHARE