INSTITUTI: REGJISTROHEN 29 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi asnjë person nuk ka vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 29 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 636 mostra për koronavirusin e ri. Pjesa e rasteve pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarve ditën e djeshme ishte 4.5 për qind. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 39 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 450.

SHARE