GJAKOVIQ: SITUATA NUK ËSHTË ALARMANTE, POR MUND TË JETË

Drejtori i Drejtorisë për Siguri Ushqimore, Veterinarinë dhe Çështjet Fitosanitare, Vlladimir Gjakoviq, tha se gjendja shëndetësore në Mal të Zi kur është fjala për gripin e shpendëve nuk është alarmante, por duhet të reagohet që virusi të mos bartet nga shpendët e egra tek ato shtëpiake. Tani për tani, siç tha ai, nuk janë regjistruar ngordhje me shpendët shtëpiake, prandaj duhet të veprojmë me përgjegjësi. “Është e nevojshme mbyllja e shpendëve që ndodhen në zonën e liqenit të Shkodrës për të parandaluar përhapjen e virusit, që njerëzit të mbajnë shpendët në ambiente të mbyllura. Kjo do të jetë objekt kontrolli intensiv në ditët në vijim”, ka thënë Gjakoviq. Ai tha se ushqimi në Mal të Zi tani për tani është i sigurt, sepse virusi nuk është transmetuar te shpendët vendase. Marija Shoshkiq-Popoviq nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve tha se sipas të dhënave të fundit në Mal të Zi në Liqenin e Shkodrës janë regjistruar 15 pelikanë të ngordhur.

SHARE