Banka Qendrore ndau sot çmimet vjetore në fushën e politikës dhe teorisë bankare e monetare për punimet më të mira të diplomimit, masterit dhe doktoraturës. Çmimi për punimin më të mirë të diplomës e mori Alberta Bikaj për punimin me titull “Dixhitalizimi i pagesave” dhe Jellena Drashkoviq për temën e masterit – “Analiza e përcaktuesve dhe procedurave për menaxhimin e portofolit të kredive me probleme në shembullin e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovine”. Nga Banka Qendrore e Malit të Zi theksuan se në kategorinë e tezave të doktoraturës, çmimi i’u dha Martin Bojaj për punimin tij me titull – “Ruajtja e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi përmes Menaxhimit të Faktorëve të Inflacionit të Jashtëm dhe të Brendshëm”. “Ajo që Komisioni vëzhgon është një trend i vazhdueshëm në ulje i cilësisë së punimeve të realizuara, duke filluar nga temat aktuale të përpunuara, hipotezat që testojnë, e deri tek përdorimi i metodave të testimit analitik të hipotezave të vendosura,“ theksoi presidentja e Komisionit për dhënien e çmimit vjetor, nënguvernatorja Zorica Kalleziq, ndërsa dhuroi çmimin për fituesit. Për çmimet vendosën nga një komision i përbërë nga profesorë të shquar universitarë nga Mali i Zi dhe rajoni, si dhe ekspertë të Bankës Qendrore.