EEMZ: FATURA MESATARE E MARSIT ISHTE 36.4 EURO

Fatura mesatare e marsit për energji elektrike për shtëpitë/amvisëritë në nivelin e Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara matëse, në objektet që nuk banohen vazhdimisht) ishte 37.13 euro. “Familjet në Zhablak shënuan konsumin mesatar më të ulët prej 17.61 euro, ndërsa më i larti në mars ishte në Tivat ku familjet kanë konsumuar mesatarisht 47.43 euro energji elektrike”, thuhet në deklaratë. Faturat mesatare të zvogëluara për vlerën e zbritjes për paguesit e rregullt do të fitojnë 48,1 për qind e shtëpive në Malin e Zi. Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, konsumi është 6.2 për qind më i lartë.

SHARE