BRAJOVIQ: URON PASHKËT DINJITARËVE TË KISHËS DHE TË GJITHË QYTETARËVE TË FESË KATOLIKE

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, uroi festën e Pashkëve dinjitarëve të kishës dhe të gjithë qytetarëve që festojnë nesër këtë festë.

“Në kohën kur ne festojmë Pashkët përballë sfidës me të cilën po përballemi të gjithë së bashku, le të promovohet edhe më fuqishëm tek vlerat shoqërore, solidariteti, kujdesi për njëri-tjetrin dhe respekti i ndërsjelltë,” theksoi Brajoviq.

“Me një sens optimizmi dhe besimi që me kontributin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve, do ta kujtojmë këtë kohë festive, si një sfidë të madhe të përbashkët të cilën do ta kapërcejmë, uroj të gjithë besimtarët e fesë katolike për festën e Pashkëve dhe uroj që ta kalojnë atë në shëndet dhe paqe”, përfundoi Brajoviq.

SHARE