Niveli i demokracisë në Mal të Zi ra vitin e kaluar për shkak të rifillimit të bojkotit të opozitës së parlamentit, sipas raportit të fundit të Freedom Housa. “Vendet në Tranzicion”.
Sipas raportit, Mali i Zi është një demokraci gjysmë e konsoliduar me një rezultat prej 3.93, në një shkallë prej 1 deri në 7, me 1 që është më i madhi dhe 7 niveli më i ulëta i përparimit demokratik.
“Vlerësimi i rregullave demokratike kombëtare ka ra nga 4.25 në 4.50 për shkak të rifillimit të bojkotit të opozitës parlamentare, i cili rrezikoi legjitimitetin dhe funksionimin e qeverisë”, thuhet në raport.
Si rezultat i kësaj demokracia malazeze ka ra nga 3.89 në 3.93. Raporti thekson se Mali i Zi vitin e kaluar u bë anëtare e plotë e aleancës së NATO-s dhe përparoi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).Megjithatë, është theksuar se kriza politike në vend ka vazhduar, derisa opozita ka vazhduar bojkotin e pjesshëm të parlamentit.