Foto: Ilustrim
Marko Subotiq nga Unioni i Sindikatave të Lira apelon që rrjetet tregtare të mos shfrytëzojnë krizën aktuale për të rritur çmimet e produkteve.
Ai propozon gjithashtu që autoritetet të konsiderojnë uljen e përkohshme të akcizave për karburantin, në mënyrë që të mbrohet standardi i qytetarëve.
Analisti ekonomik Davor Dokiq thotë se nuk ka vend për panik dhe nuk pritet rritje e madhe e çmimeve në dyqane, përveç në rast të një krize të gjatë, si mbyllja totale e kanaleve të transportit.
Ai thekson se nuk ka nevojë për blerje të tepërta apo krijim të rezervave.
Aktualisht, në pikat e karburantit nuk ka radhë, ndërsa dyqanet janë të furnizuara kryesisht me produkte bazë dhe artikuj kimikë.
Unioni i Sindikatave do të monitorojë situatën e çmimeve dhe më 1 prill do të publikojë vlerën e shportës sindikale të konsumit.
Të rikujtojmë se deri më 31 mars vazhdon akcioni i çmimeve të kufizuara për disa produkte ushqimore.










