Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Bllokimi i ndihmave dhe shërbimeve humanitare që plotësojnë nevojat themelore të banorëve të Gazës është jashtëzakonisht shqetësues, tha zëvendëskryeministri për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Filip Ivanoviq.
Ai tha se negociatat duhet të çojnë shpejt në rezultate, se të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe se vuajtjet dhe dhuna duhet të marrin fund.
“Bllokimi i ndihmave dhe shërbimeve humanitare që plotësojnë nevojat themelore në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues”, tha Ivanoviq në një postim në rrjetin X në lidhje me situatën në Gaza.
Më 2 mars, Izraeli bllokoi hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një mosmarrëveshjeje me Hamasin për kushtet e vazhdimit të armëpushimit.