Stuhia Monica ka shkaktuar kaos në të gjithë Francën juglindore, ku tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë mbeten të zhdukur.
Tre persona humbën jetën ndërsa tentonin të kalonin urat në rajonin Gard.
Dy u gjetën në një makinë në fshatin Goudargues, në Gardin verior.
Mes të zhdukurve është një baba dhe dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç, të cilët u rrëmbyen nga uji në fshatin Dions.
Një person i zhdukur raportohet se ka nënshtetësi belge.
Në fshatin fqinj Ardèche, një burrë është zhdukur gjithashtu që nga e shtuna. Kryeministri francez Gabriel Attal në një postim në platformën X tha: “Aktualisht kemi të paktën 7 persona të zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë. Unë ndaj dhimbjen dhe shqetësimet e të dashurve të tyre. Kombi qëndron i bashkuar me ta. Forcat tona të emergjencës, të cilat i falënderoj sinqerisht, janë në aksion dhe janë mobilizuar. Po i ndjek nga afër zhvillimet”.
Më shumë se 300 zjarrfikës janë angazhuar po ashtu në rajon.
Shumë rajone mbeten në alarm portokalli për përmbytjet edhe të hënën.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në vende të tjera, përfshirë italinë dhe spanjën, me këtë të fundit që është mbuluar nga bora, në pranverë.