Këta janë dy të rinjtë që pritet të shkëlqejnë në futboll me fanellën kuq e zi

Loja e futbollit është më e popullarizuara në botë, po ashtu edhe në Tuz, ku shumë të rinj stërviten për ta perfeksionuar sa më shumë lojën e magjishme me top. Madje në këtë drejtim janë themeluar shumë klube të futbollit, ku trajnimi i të rinjve dhe lojtarëve me potencial, bëhet me metoda speciale.

Janë të dy të rinj, Ardijan Vulajdhe Ilirian Camaj të cilët janë nga qyteti i Tuzi dhe luajnë së bashku për KF “Deçiq”, ata që në moshën 7 vjeçare kanë filluar hapat e para të futbollit pran klubit “Malesia”. Të dy e duan shumë futbollin dhe u bënë vite që luajnë në këtë sport, Ardiani në pozicionin e mbrojtësit, ndrësa Iliriani në pozicionin e mesfushorit, madje te dy djemat kanë potencial për t’u bërë lojtarë të njohur jo vetëm në skuadren ku ata lozi për momenti, por edhe më gjerë e në veçanti në Kombëtaren e Shqipërisë.

Kohë më parë Camaj dhe Vulaj u ftuan nga Federata Shqiptare e Futbollit në Kombëtaren U-17 gjë të cilë e pritën me shumë entuziazëm.

Në ndeshjet e luajtura me fanellën kuq e zi, Camaj dhe Vulaj na treguan se ishte një mga ekaperiencat e tyre më të bukur dhe më emocionuese, të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ky ekip kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët.

Në pyetjën: Çfarë synimi keni për të ardhmen ata u përgjigjën.

Synimi është të luajmë një ditë në elitën e futbollit, në kampionatin më të fortë të botës së futbollit. 

Sa i takon Kombëtares, siç përmëndëm më lart, e kemi ndjere peshën e asaj fanelle. Për ne të luash për Kombëtaren nuk mjafton vetëm të luash mirë futboll apo shpirti i garës, duhen të dyja.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE