Sallatë me Ton, Mocarela dhe Speca

Përbërësit
4 domate
sallatë jeshile
200 gr Mocarela
4 cironka (të thara në vaj ulliri)
150 gr peshk ton (konservë në vaj ulliri)
80 gr ullinj të zinj (pa bërthamë)
1 spec i verdhë (ose të kuq)
2 lugë uthull vere të bardhë
vaj ulliri
kripë
spec i kuq (djegës)

Përgatitja
1
Lani dhe thani specin dhe skuqeni në një tigan që nuk ngjit me zjarr të mesëm.
2
Futeni në një qese dhe lëreni (20-25 minuta).
3
Kur të jetë ftohur mund t’ia hiqni lëkurën me shumë lehtësi.
4
Qërojeni, ndajeni në dysh dhe priteni në rripa rreth 1 cm të trasha.
5
Lani sallatën dhe domatet dhe pritini në feta gjatësore.
6
Pritni me feta dhe mocarelën dhe nxirrni nga kutia, kullojeni dhe thërrmojeni tonin.
7
Përziejini të gjithë përbërësit.
8
Mënjanë përzieni uthullën, vajin dhe kripën duke i rrahur fort dhe hidhjani përsipër sallatës.
9
Shtoni në fund cironkat e thara dhe specin e kuq djegës të grirë hollë.

SHARE