Perberesit :
450 g fileto viçi, prerë në dy shirita
130 gr brokoli
1 spec i kuq
2 karrota
1 qepë jeshile
Hudhër e grirë imët
30 ml salcë soje
20 gr fara susami, të pjekura
Pergatitja :
1.Ngrohni vajin në një tigan në nxehtësi të mesme dhe gatuani fileton deri sa të marrë ngjyrë kafe, 3 deri në 4 minuta.
2.Lëvizeni mishin në anë të tiganit dhe shtoni brokolin, specin, karotat, qepën jeshile dhe hudhrat në qëndër të tiganit.
3.Gatuajini perimet për dy minuta duke i përzierë dhe më pas bashkoni biftekun në përzierje.
4.Shtoni salcën e sojes dhe farat e susamit dhe gatuajini deri sa perimet të zbuten.
5.Pastaj servireni në një pjatë.