Sipas të dhënave të së enjtes, në Mal të Zi janë regjistruar 21.71 mijë turistë, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.
“Krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar, numri i turistëve është 68 për qind më i lartë, ndërsa krahasuar me vitin 2019 është 89,7 për qind më i lartë”, thuhet në rrjetet sociale të Ministrisë.
Parqet kombëtare janë vizituar nga 11.4 mijë turistë gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, që është 14 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë dy muajve dhe nëntë ditëve të para të marsit, 70,000 skiatorë vizituan vendpushimin e skive Kollashin. Për këtë periudhë është realizuar një qarkullim total prej 1.22 milionë euro.
“Në aeroporte gjatë dy muajve të parë është shënuar rritje e numrit të pasagjerëve prej 86,5 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën krahasuese të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.