“14 MILIARDË DOLLARË”/ SENATI AMERIKAN MIRATON PAKETËN E NDIHMËS PËR UKRAINËN

Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Institucioni e dërgoi projektligjin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Presidentit Joe Biden. Dispozita është pjesë e një projektligji më të madh të shpenzimeve të qeverisë. Ajo u miratua pasi demokratët në pushtet hoqën fondet për lehtësimin e COVID-it. Kjo, për shkak të rezistencës nga përfaqësuesit republikanë. “Ne po u japim ukrainasve miliarda për ushqim, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që u është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers”, u shpreh përpara votimit kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

SHARE