Foto: Ilustrim
Fatura mesatare e energjisë elektrike për janar për familjet në nivel të Malit të Zi (duke përjashtuar vendet ku matësit nuk janë lexuar në objektet që nuk janë të banuara vazhdimisht) është 53,52 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.
Sipas EEMZ, familjet në janar 2026 konsumuan 183.881.283 kWh (kilovat-orë) energji elektrike, që është 9,3% më shumë krahasuar me konsumin e dhjetorit 2025, ndërsa krahasuar me janarin 2025 konsumi është 3,6% më i lartë.
“Familjet në Plevla shënojnë konsumin mesatar më të ulët me vlerë prej 28,95 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit të kaluar është regjistruar në Tivar, ku familjet konsumuan energji elektrike në vlerë prej 67,27 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas EEMZ, 52,12% e familjeve do të marrin faturë deri në 30 euro, 12,71% do të kenë faturë nga 30 deri në 50 euro, 19,58% nga 50 deri në 100 euro, ndërsa konsumi mbi 100 euro është regjistruar tek 15,6% e konsumatorëve.









