MINISTRI DUKAJ KA URUAR DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRAVE DHE VAJZAVE NË SHKENCË

Sot, 11 shkurti, është shpallur Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë me vendim të Asamblesë së OKB-së në dhjetor të vitit 2013.

“Botës i nevojitet shkenca, dhe shkencës i nevojitën grateë, jo për të plotësuar formën e barazisë, por për tu realizuar dhe me potenciale të veta të japin një cilësi të shtuar hulumtimeve dhe inovacioneve. Sigurimi i aksesit dhe pjesëmarrjes së barabartë të grave në shkencë, teknologji dhe inovacion është një kontribut për barazinë, por edhe për përparimin e përgjithshëm. Është një fakt rrënues, i treguar nga statistikat botërore, se vetëm 3% e vajzave dhe grave studiojnë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit”, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

“Me këtë rast ju prezantojmë liderët tanë nga sektori i IT-së, të cilët po lundrojnë me sukses në botën e teknologjisë së informacionit, të cilët me edukimin dhe kreativitetin e tyre ofrojnë potencial shtesë për arritje dhe prioritete, në të cilat Ministria e Administratës Publike është e fokusuar fuqishëm. Ne e respektojmë punën e tyre dhe mundësitë për të arritura dhe avancime do të vijnë”, tha ministri Dukaj.

SHARE